Reagon MSh-ja, publikon furnizimet që i ka dërguar në komunën e Malishevës

Ministria e Shëndetësisë, ka reaguar pas akuzave të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, për mosfurnizim të kësaj komune me medikamente mjekësore.

Kjo ministri ka publikuar të gjithë materialin që e ka dërguar në këtë komunë që nga shfaqja e virusit COVID-19

Ky është reagimi i MSh-së

Me qëllim të informimit të drejtë të publikut e qytetarëve dhe kursimit të tyre nga informatat e pavërteta, Ministria e Shëndetësisë dëshiron të informojë publikun për furnizimet që gjatë muajit mars i ka bërë për Komunën e Malishevës, përkatësisht për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë dhe njësitë e saj.

Krahas furnizimeve të dedikuara për mbrojtje nga Covid-19, QKMF e Malishevës ka marrë edhe furnizimin tjetër të rregullt me barna të Listës Esenciale.

MSh është e vetdijshme që interesimi i secilës komunë është që gjatë kësaj kohe të ketë furnizime sa më të mira, por në përgjegjësinë e MSh-së është që të kujdeset për të gjitha komunat, duke siguruar personelin shëndetësor në radhë të parë.

Gjithashtu, informojmë opinionin se mjetet e dërguara në Komuna janë për mbrojtje të personelit, sidomos gjatë kontakteve të para me pacientët me Covid-19, derisa trajtimin e tyre e bën Klinika Infektive për rastet që kanë nevojë për terapi dhe tretman spitalor.

Me procedurat e filluara për furnzime të reja, MSh ditëve në vijim do të ngris edhe më tej nivelin e furnizimeve në të gjitha institucionet e vendit, përfshirë edhe Komunën e Malishevës.

Me datën 11 mars 2020, ende pa pasur asnjë rast të vërtetur me Covid-19 në Malishevë, MSh e ka furnizuar QKMF-në e kësaj komune me:

• 90 Maska Respirator FFP2

• 80 Veshje për personelin shëndetësor

• 1800 dorëza

• 40 dezinfektues

• 4 termometra infra red

Me datë 15 mars 2020, QKMF e Malishevës është furnizuar me:

• 500 maska mbrojtëse dhe

• 4800 dorëza sterile dhe jo sterile

Me datë 20 mars 2020, QKMF e Malishevës është furnizuar me:

• 100 Respirator Maska FFP2

• 40 veshje (L)

• 40 veshje (M)

• 30 veshje (L)

• 40 mburojë për fytyrë

• 10 syze mbrojtëse

• 4000 dorëza (L)

• 4000 dorëza (M)

• 50 litra alkool etilik

• 4 dezinfektues 500 ml

Me datë 27 mars 2020, QKMF në Malishevë është furnizuar me:

• 120 Respirator Maska FFP2

• 100 maska kirurgjike

• 50 rroba mbrojtëse

• 10 sete sterile (kombilizone)

• 1 Dezinfetktues 5 litërsh

• 10 qese 15×80

• 10 qese 600 x780

• 100 përparëse për një përdorim

• 10 këmisha për pacientë

• 96 letra (rollne) higjienike

• 48 litra alko ol etilik

• 1000 dorëza (M)

• 1000 dorëza (L)

• 100 kalaqe

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet