Reagon edhe MPJ e Kosovës: Gabimet teknik nuk do të ndikoj në partneritetin e fortë të Kosovës dhe Turqisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës e ka cilësuar gabim teknik dhe keqkuptim shkrimin në të cilin Ambasada Turke në Beograd iu është referuar titullit të Marko Gjuriq me akronimin KiM (Kosova dhe Metohia), transmeton Gazeta e Re.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se ky gabim teknik nuk do të ndikoj në partneritetin e fortë të Kosovës dhe Turqisë.

“Turqia është një vend mik dhe partner i Kosovës. Është ndër të parat që ka njohur Kosovën dhe ka mbështetur njohjen tonë ndërkombëtare. Gabimet teknike dhe keqkuptimet nuk ndikojnë në lidhjen e miqësisë sonë dhe nuk janë pasqyrë e cilësisë së partneritetit tonë që është i fortë”, ka shkruar Zyberaj në facebook.

Ambasada turke në Beograd gjatë ditës së djeshme duke njoftuar për takimin e ambasadori të Turqisë në Beograd, Tanju Bilgiç me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka bërë një gabim teknik duke iu referuar Kosovës me akronimin KiM (Kosova dhe Metohia), mirëpo me të kaluar pak kohë, zyrtarë të Ambasadës janë përkujdesur që postimin në fjalë të fshinë nga profili zyrtar i Ambasadës në facebook, dhe këtë ta zëvendësojnë me një postim të ri në të cilën nuk përdoret akronimi ‘KiM’.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet