Reagimi i Lirisë pas transferimit të Muriqit te Fenerbahce

Klubi prizrenas, Liria ka reaguar pas transferimit të sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi te klubi i madh turk, Fenerbahce.

Muriqi ka qenë një futbollist i dalë nga akademia e klubit prizrenas, Liria.

Aty sulmuesi shtatlartë i Kosovës i kreu të gjitha grupmoshat e reja, ndërsa zhvilloi edhe disa ndeshje për ekipin e parë para transferimit të Shqipëri e pastaj në Turqi.

Pas disa sezoneve të kaluara në Superligën e Shqipërisë, Muriqi u transferua në Ligën e Dytë të Turqisë dhe pas shkëlqimit aty u transferua në Superligën e Turqisë.

Megjithatë, kulmi i karrierës së deritashme erdhi pas nënshkrimit me gjigantin turk, Fenerbahce, gjatë ditës së diel.

Ky transferim te Fenerbahce e ka bërë krenar skuadrën e tij të fëmijërisë, Lirinë, që ka thënë se ndihet krenar me këtë lëvizje të Muriqit.

“Nënshkrimi i kontratës me njërën ndër klubet më me renome evropiane Fenerbahce duhet ti motivoj sa më shumë gjeneratat e reja që vetëm me punë mund të arrihen majat e futbollit evropian”.

“Ne si klub ndihemi krenar që ishe pjesë e jona. Urime dhe suksese Vedat Muriqi. Krenar me ty”, thuhet në postimin e Lirisë në Facebook/Telegrafi/

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet