Rastet me Coronavirus sipas komunave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se vendi ka pasur 148 raste, rritje kjo që po i atribuohet numrit më të madh të testimeve.

Përgjatë 24-orërshit të fundit, në Kosovë nuk është paraqitur asnjë rast vdekje lidhur me koronavirusin, sipas IKSHPK-së.

Sido që të jetë, komuna me më së shumti raste, ashtu sikur dje, vazhdon të jetë Prishtina, e cila prin me 66 raste, e ndjekur nga ajo e Gjilanit me 14 raste, si dhe Mitrovicës me 14 sosh.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 66 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Malishevë, Novobërdë dhe Podujevë”, thuhet në komunikatë.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet