Raportohet për një shkallë rekord të racizmit në Zvicër, a janë të rrezikuar edhe shqiptarët?

Një shofer i autobusit refuzon që t’i marrë një grup të të rinjve azil-kërkues. Kur ata kërkojnë arsye, ai u thotë se mund të ecin, dhe se nuk kanë asnjë të drejtë në Zvicër.

“Kthehuni në Afrikë”, u thotë shoferi atyre.

Ky është vetëm një nga incidentet e përshkruara në një raport mbi racizmin në Zvicër.

Raporti i publikuar nga Komisioni Federal kundër racizmit dhe një grup aktivistësh për të drejtat e njeriut, tregon se numri i rasteve raciste të raportuara gjatë vitit të kaluar ka shënuar një numër rekord të lartë, gjithsej 301. Kjo krahasuar me 199 incidente të tilla sa ishin vetëm një vit më parë.

Shumica e këtyre rasteve ishin të lidhura me një mos pranim të përgjithshëm ndaj të huajve (112), kurse racizmi ndaj njerëzve me ngjyrë u vërejt në 95 raste, ndërsa myslimanët ishin cak në 54 raste.

Një numër i madh i rasteve të racizmit ishin verbale, megjithatë në dy raste kishte edhe përfshirje të armëve.

Ekspertët paralajmëruan se përqendrimi i policisë në islamin ekstremist, ka bërë që problemi i ekstremizmit të djathtë të mos marrë vëmendjen e merituar në Zvicër.

Si shfaqet racizmi?

Qëndrimet raciste manifestohen në formë të armiqësisë ndaj personave që konsiderohen të ndryshëm. Midis formave të ndryshme të racizmit, duhet të përmendim:

-Ksenofobia, apo urrejtja e të huajve, që dënon të huajt për shkak të paraqitjes së tyre apo sjelljet që konsiderohen si të ndryshme

-Anti-semitizmi, që përdoret si urrejtje ndaj hebrenjve për arsye që lidhen me trashëgiminë e tyre hebreje.

-Islamofobia,  që përdoret si urrejtje ndaj muslimanëve për arsye të ndryshme nacionaliste apo ideologjike, (Ne kete grup futen edhe Shqiptarët pasi që shumica e tyre në Zvicër i takojnë fesë Islame)

-Racizmi mund të marrë forma të ndryshme: si përjashtimi diskriminues ndaj personave të caktuar, si dhe ushtrimi i dhunës verbale apo fizike.

-Racizmi shkel parimin themelor të të drejtave të njeriut kundër diskriminimit. Ai mund të marrë formën e abuzimit verbal apo veçimin ndaj personave të caktuar dhe është kryer ndonjëherë nga njerëzit që i përkasin grupeve ekstreme të krahut të djathtë. Diskriminimi racor është automatikisht një vepër penale në prokurorinë publike, nëse faktet shfaqen në publik.

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet