Raport: Murgeshat në Gjermani shitën fëmijët jetimë për abuzim seksual në vitet 1960-1970

E përditshmja amerikane Daily Beast publikoi një pjesë të raportit prej 560 faqesh që doli si rezultat i hetimit të filluar nga zyra e prokurorit dhe përfundoi muajin e kaluar.

Disa murgesha që i përkisnin Kryepeshkopatës Katolike të Këlnit në Gjermani “u kanë shitur fëmijë jetimë priftërinjve dhe biznesmenëve të pasur me qëllime të abuzimit seksual” në periudhën 1960-1970, tregoi një raport hetimor në lidhje me rastin.

E përditshmja amerikane Daily Beast publikoi një pjesë të raportit prej 560 faqesh që doli si rezultat i hetimit të filluar nga zyra e prokurorit dhe përfundoi muajin e kaluar.

Raporti detajon sesi ngacmimi seksual dhe abuzimi i fëmijëve në kishën gjermane është bërë sistematik përmes disa murgeshave në një manastir në Speyer.

Në raport thuhet se jetimët janë huazuar, shitur ose përdorur si skllevër seksi për vite me radhë nga priftërinjtë dhe biznesmenët e pasur në vitet 1960-1970.

175 fëmijë, 80 për qind e të cilëve kanë qenë meshkuj mes moshës 8 dhe 14 vjeç, janë ngacmuar për 20 vjet, dhe disa fëmijëve u është ndaluar qëllimisht të birësohen, ose murgeshat i kanë çuar ata në një shtëpi të veçantë në mënyrë që të vazhdojnë t’i shesin ata.

Siç thuhet më tej, 80 për qind e abuzuesve kanë vdekur tashmë dhe disa prej tyre më vonë janë larguar nga priftëria.

Zotimi për heshtje absolute

Në janar 2020, Kryepeshkopata e Këlnit mbajti një konferencë për gazetarët në lidhje me akuzat e “ngacmimit” në Kishën Katolike, ku reagime shkaktoi një “zotim për heshtje absolute” i cili u kërkua të nënshkruhej nga gazetarët.

Tetë gazetarë që morën pjesë në takim u larguan pasi prej tyre u kërkua të nënshkruanin një dokument në të cilin thuhej: “Gazetarët që nënshkruan kontratën zotohen të heshtin absolutisht në lidhje me këtë informacion”.

Rainer Maria Woelki, i cili u emërua Kryepeshkop i Këlnit në vitin 2014, akuzohet për mbulimin e rasteve të abuzimit të fëmijëve nga ana e priftërinjve dhe dështimin për të informuar Vatikanin për pretendimet e abuzimit.

Kategoritë
BotaLajme