Ramë Vataj zgjidhet kryetar i Degës së PDK-së në Suharekë

Partia Demokratike e Kosovës ka përmbyllur sot procesin e brendshëm zgjedhor në Degën e Suharekës, ku pas një gare fer e demokratike ndërmjet tre kandidatëve, kryetar i degës u zgjodh Ramë Vataj.

Delegatët e Kuvendit Zgjedhor në Suharekë po ashtu votuan për anëtarët e Këshillit Drejtues si dhe propozuan delegatët për Konventën Qendrore të PDK-së.

Zëvendëskryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, falënderoi aktivistët dhe strukturat e kësaj partie për punën e deritashme në realizimin e procesit zgjedhor në Komunës së Suharekës, duke thënë se PDK ka vizion të qartë për zhvillimin e vendit dhe për integrimin në strukturat euro-atlantike.

Ndërsa ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe deputetja Luljeta Veselaj-Gutaj, folën për platformën Dekada e Re e cila do të thotë evropianizim i Kosovës dhe perspektivë e sigurt për të rinjtë dhe gratë. Në emër të degës, prezantoi një raport kryetari i deritashëm i degës Blerim Xhemajli.

PDK po shkon drejt fundit të mbajtjes së zgjedhjeve në mbarë Kosovën, që do të rezultojnë me mbajtjen e Konventës qendrore, ku do të zgjidhet kryetari i partisë, kryesia qendrore dhe Këshilli Drejtues.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet