Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar emrat e kabinetit të ri qeveritar gjatë një mbledhje të Asamblesë së Partisë Socialiste të enjten në Tiranë.
Rama po përgatitet të hyjë në mandatin e katërt si kryeministër.
Ai ka njoftuar se Niko Peleshi do të jetë kryetar i Kuvendit, ndërsa Klodiana Spahiu si nënkryetare. Taulant Balla do ta udhëheqë grupin parlamentar të PS-së.
Përbërja e kabinetit qeveritar “Rama 4”:
Ministre e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu
Ministre e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali
Ministër i Financave, Petrit Malaj
Ministër i Turizmit, Blendi Gonxhja
Ministre e Arsimit, Mirela Kumbaro
Ministër i Shëndetësisë, Evis Sala
Ministre e Ekonomisë, Delina Ibrahimi
Ministre e Infrastrukturës / zv.kryeministre, Belinda Balluku.













