Rama për Vuçiç: Nuk negocion dot në perëndim për shqiptarët, mos prisni keqardhje nga ai

Pavarësisht se gjatë vizitës në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehu dhe njëherë mbështetjen për Vuçiç mbi minishengenin ballkanik, tashmë pas deklaratës së këtij të fundit për mosnjohjen e Kosovës, Rama e cilësoi provokim.

Në një konferencë për shtyp sëbashku me homologun e tij kosovar, Avdullah Hoti i cili ndodhet në Tiranë, Rama u shpreh se Vuçiç mund të shkojë ku të dojë por në fund do të ulet e do të bisedojë me palën kosovare.

Ai bën thirrje se Presidenti serb nuk do të deklarojë kurrë njohjen e Kosovës.

Rama: Nëse ne jemi një, presidenti i Serbisë mund të shkojë edhe në Hënë por në fund do të ulet me ne, autoritetet e shtetit sovran të Kosovës, që e njeh apo nuk e njeh ai, është sovran dhe i paprekshëm në sovranitetin e vet dhe me ne në Tiranë që do të mbështesim deri në fund, Prishtinën. Por, përballë deklaratave të tilla provokuese ka dy rrugë, njëra barrikadimi, tjetra përballimi. Barrikadimi është në dëmin tonë, jo në dëm të Serbisë. Përballimi sy më sy dhe drejt për drejt me mjetet e paqes, është sfida jonë, fiton kush është më i mençur dhe të tregojë forcën e mendjen dhe të largpamësisë. Nuk fiton kush bën të fortin me Facebook apo deklarata përçarëse duke shfrytëzuar emocione apo konjuktura të brendshme që po shpëton atdheun nga tradhtarët.

Nuk mund të jemi ndarë dhe të sherrosemi për interesin strategjik dhe pjesë thelbësore e këtij interesi është procesi i dialogut për të arritur në njohjen përfundimtare. Çfarë presim ne? Që Presidenti i Serbisë të deklarojë që do njohë Kosovën, apo presim që Presidenti të tregojë se ndjehet keq që ne nuk jemi në gjendje të flasim me një zë. Mos i prisni këto, nuk kanë për të ndodhur derisa të ndodhin. Kjo është një luftë diplomatike, është shah, nuk është boks. Ne e kemi shumë të lehtë të biem në gracka banale siç është ajo e një grupi që qenka e angazhuar në një pazar për të ndarë Kosovën edhe e një grupi që ta mbrojë Kosovën nga armiku i brendshëm.

Deklarata e Vuçiç ditën e djeshme (2 korrik).

“Të njohim pavarësinë e Kosovës – këtë harrojeni. Nuk shoh zgjidhje. Kur e kam parë, të gjithë më janë hedhur në qafë”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni

Të ngjajshmet