Rama për median greke: krenar që jam mik i Erdoganit!

Në një intervistë për median greke, kryeministri Rama tha se ndihej krenar që ishte mik i presidentit turk Erdogan.

Jam krenar që jam mik i Erdoganit”, tha Rama për MEGA-n, duke sqaruar dhe njëherë se prej tij nuk ka patur asnjë ndikim në rrëzimin e marrëveshjes detyare të vitit 2009, e cila u çua në Kushtetuese nga opozita e asaj kohe, mazhoranca e sotme.

Pas marrëveshjes, kishte disa grupe shoqërore që shprehën shqetësimin e tyre të fortë, duke argumentuar se marrëveshja nuk ishte e saktë. Në atë kohë unë isha udhëheqësi i opozitës dhe vendosëm ta ngrinim çështjen në Gjykatën Kushtetuese, në vend që ajo të bëhej një çështje e polemikës politike, siç ndodh zakonisht në Ballkan, kur lind mundësia të sillemi “patriotikisht”, duke minuar kështu nocionin e patriotizmit. Gjykata vendosi që marrëveshja ishte e pasaktë”, argumentoi Rama.

“Që atëherë ne kemi hyrë në fazën e mosmarrëveshjeve, pastaj të dialogut. Tani më duhet të them se jam befasuar pozitivisht nga qeveria greke, kryeministri Mitsotakis dhe ministri i Jashtëm Dendias, sepse ata janë njerëz të mahnitshëm”, theksoi shefi i qeverisë shqiptare, duke vlerësuar dhe kontributine e tyre në ditët e tragjedisë termetore në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

Rama u shpreh shpresëplotë se me Greqinë do kishte më në fund një marrëveshje detare të pranueshme nga dy palët.

Çështja midis Greqisë dhe Shqipërisë është e veçantë, sepse të dy vendet nuk mund të vazhdojnë me zgjerimin e tyre në mënyrë të njëanshme, pa një marrëveshje midis tyre.

Pas disa javësh unë do të pres Ministrin e Jashtëm në Shqipëri për të diskutuar këtë çështje dhe menjëherë më pas shpresoj të pres kryeministrin grek. Ka qenë një çështje që nga viti 2009 që duhet të zgjidhet. Ne mund ta zgjidhim atë”, theksoi i pari i qeverisë shqiptare. /tesheshi.com/

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet