Rama ngacmon sërish me parodi Bashën e Berishën (Video)

Edhe pse klasa politike ka rënë në qetësinë që krijon atmosfera e festave të Nëntorit, kryeministri Edi Rama duket se nuk e ka shkëputur vëmendjen nga rivalët e tij, teksa Instagramin personal e ka kthyer në një faqe “parodie” ku ironizon pa pushim PD-në.

Pas videove ironizuese për gafat e kreut të PD, Lulzim Basha dhe deputetëve të tij lidhur me datat e Çlirimit të Shqipërisë, kreu i qeverisë ka “ngacmuar” sërish liderin e PD dhe paraardhësin e tij në postin në Kryeministri, Sali Berisha.

View this post on Instagram

😂Fundjavë të gëzuar

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Me një video-montazh, Rama kujton aventurat e Charlie Chaplin dhe të dashurës së tij, teksa në fytyrat e dy personazheve janë montuar Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet