Rama: Më 16 dhjetor raporti paraprak për dëmet nga tërmeti

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit se më 16 dhjetor do të mund të publikohet raporti paraprak për dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai theksoi se raporti final pritet që të dalë në fund të janarit të 2020 për të shkuar në konferencën e donatorëve.

“Nuk ka ende raport paraprak të dëmeve përfundimtare. Një grup pune i përbashkët i yni me BE , Bankën Botërore dhe OKB është duke punuar. Raporti i parë paraprak synohet të paraqitet në 16 dhjetor. Por edhe çfarë na u tha nga të gjithë partnerët e përfshirë drejtë për drejtë, raportet post-katastrofë janë raporte që kërkojnë kohë. Do të ketë një raport paraprak, një të dytë dhe një final në fund të muajit janar për t’i hapur rrugë konferencës së donatorëve”, tha Rama.

Të paktën 51 persona kanë gjetur vdekjen dhe mbi 900 të tjerë janë lënduar si pasojë e tërmetit prej 6.4 ballë sipas Rihter, i cili goditi Shqipërinë.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet