Rama jep lajmin e shumëpritur, 15-vjeçarja me një sëmundje do të trajtohet nga një skuadër mjekësh specialistë në Turqi

15-vjeçarja nga Fushë-Kruja, Elona Kuburja, tashmë do të kurohet në një spital publik në Turqi, me shpenzime që do të paguhen të gjitha nga qeveria. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Kam një lajm të mirë për të gjithë miqtë e interesuar për Elonën, 15 vjeçaren e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë dhe e rëndë. Vogëlushja po transferohet në këto momente në një spital të specializuar publik në Stamboll, nën kujdesin maksimal të autoriteteve dhe të një skuadre mjekësh specialistë, të ngritur enkas për të. Uroj megjithë zemër që Elona të kthehet shëndosh e mirë në Tiranë”, shkruan Rama.

Kam një lajm të mirë për të gjithë miqtë e interesuar për Elonën, 15 vjeçaren e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë…

Publiée par Edi Rama sur Mercredi 21 août 2019

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet