Racizmi në Gjermani si para Luftës së Dytë Botërore, muslimanëve u dërgohen letra kërcënuese

Letrat me simbolet e kryqit të thyer dhe të bombës bërthamore të lëna në postën e shtetasve turq në qytetin Këln të Gjermanisë shkaktuan shqetësim të madh tek komuniteti Musliman, transmeton Gazeta e Re.

Në letrat e lëna në kutitë e postës të shtetasve me origjinë të huaj që jetojnë në rrethinën e rrugës Keup, ku jetojnë në mënyrë të ngjeshur qytetarët turq dhe shqiptar në të cilën para 15 vjetëve u ndërmor sulmi me bombë të mbushur me gozhda, janë shkruar fjalët kërcënuese si: “Edhe ju jeni si hebrenjtë. Myslimanët largohuni nga Gjermania. Së shpejti do të fillojnë sulmet ndaj jush”.

Kryetarja e Unionit të Zejtarëve të Rrugës Keup, Meral Sahin bëri të ditur se nesër do të organizojnë ceremoni përkujtimore me rastin e 15-vjetorit të sulmit me bomba, ndërsa shtoi se nuk është në dijeni se a kanë të bëjnë apo jo këto letra me këtë aktivitet.

“Letrat janë lënë në kutitë e postës të qytetarëve me origjinë të huaj që jetojnë në afërsi të rrugës Keup në lagjen Mulheim. Në letra janë shkruar fjalët kërcënuese si ‘Ju myslimanët nuk na deshët kurrë. Ju na urreni, ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Do të hedhim bomba, do t’ju vrasim. Ju jeni të njëjtë si hebrenjtë’”, bëri të ditur Sahin, përcjell trt.

Ajo shtoi se policia ka mbledhur letrat në fjalë, ndërsa shtoi se “Këto janë veprat e bëra për t’i frikësuar dhe shqetësuar njerëzit. Ne i përjetuam këto në realitet prandaj nuk na frikësojnë”.

Krahas vrasjeve raciste të kryera nga organizata terroriste ilegaliteti Nacionalsocialist (NSU) mes viteve 2000-2007, kjo organizatë me anë të sulmeve me bomba në rrugën Keup kishte planifikuar vrasje masive në zonën ku jetojnë në mënyrë të ngjeshur qytetarët turq.

Në sulmin që NSU-ja ndërmori me bombë të mbushur me gozhda më 9 qershor 2004 nuk pati humbje në jetë, por nga gozhdët e shpërndara si pasojë e shpërthimit të bombës 5,5 kg u plagosën 22 persona, ku 6 kanë qenë në gjendje të rëndë.

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet