Qytetarët presin në radhë për të bërë testin për Covid-19 para IKSHPK-së

Dhjetëra qytetarë gjatë ditës së sotme kanë pritur para Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik, për të bërë teste.

Në një fotografi të siguruar nga Ekonomia Online, shihen qytetarë duke pritur për të bërë testimet.

IKPSHK-ja gjatë ditëve të fundit ka shtuar numrin e testimeve, ndërsa që edhe numri i rasteve pozitive është rritur.

Kjo ka bërë që Qeveria të diskutojë për masa të reja, duke mos përjashtuar as mbylljen totale për të paktën dy javë.

Kategoritë
LajmeVendi