Qytetarët në rrjetet shoqërore kërkojnë dorëheqjen e deputetëve të VMRO

Pas marrjes së detyrës nga ana e Talat Xhaferit, kryetarit të ri të zgjedhur të Kuvendit të Maqedonisë, në rrjetet shoqërore ka nisur vala e komenteve e qytetarëve të pakënaqur, të cilët nga VMRO-DPMNE e ish-kryeministrit Nikola Gruevski kërkojnë që deputetët e kësaj partie të japin dorëheqje dhe i akuzojnë për tradhti.

Xhaferi, i cili në krye të Kuvendit u zgjodh më 27 prill, në seancën të cilën VMRO-DPMNE e konsideron ilegale dhe jo legjitime, ka hyrë sot në kabinetin e tij, ndërsa takimi i tij i parë ishte me shefin e delegacionit të BE-së në Shkup Samuel Zhbogar. /kp/

 

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet