Qytetarët: Kjo Kosovë nuk është ajo që e kemi dëshiruar

Ndonëse shkalla e papunësisë në Kosovë mbetet e lartë, qytetarët të mllefosur flasin për këtë gjendje. Njëjtë po shprehen edhe në prag të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ata thonë se 11 vjetori i të bërit shtet, nuk po e gjen vendin, ashtu siç e kanë dëshiruar.

Arsimi, shëndetësia, e papunësia janë disa nga sektorët për të cilat Rexhep Kadriu thotë qytetaretse për këto 11 vjet shtet, do të ishte dashur të avancohet edhe më tutje.

Sipas tij, Kosova ka ngecur shumë në ekonomi.

 

Kadriu: Do të ishte dashur të ishte më mirë në të gjithë sektorët

“Është dashur edhe më mirë të jetë, në përgjithësi të gjitha çështjet, duke filluar nga arsimi, shëndetësisë, nënpunësëve të komunës, qeverisë, të gjitha edhe më mirë. Kemi mundur për 20 vjet me arrit një zhvillim shumë më të madh se tash… Më së shumti ka ngecje në ekonomi edhe papunësi, papunësi e madhe e të rinjëve, sikur të ishin bërë vizat besoj se të gjithë kishin dal jashtë”, ka thënë ai.

Të njëjtin mendim e ndan edhe një qytetar tjetër.

 

“Kemi pritur shumë më mirë”

“Jo, as e përafërt nuk është… kemi prit shumë më mirë, tjetër nuk po di çka. Në bazë të asaj se sa paret janë jep për këtu, keq edhe zhvillimi ekonomik”, ka thënë ai.

Idriz Aliaj, hall thotë se e ka ikjen e të rinjëve nga Kosova, për të cilët uron se një ditë do të ketë më shumë vende të punës, e jo të zgjedhin vendet tjera.

 

Alaj: Rinia është duke na 

“Bash qysh e kemi deshtë jo, jo nuk është… Në ekonomi më së shumti, rinia duke na ikur…Unë kisha pas dëshirë me dëgju për rininë e Kosovës që punësohen në Kosovë, e nuk mbesin vetëm të vjetër… Më e mira është me u hap vende të reja të punës, më shumë vende për të rinjtë, për mos me vujt kështu populli, besoj se kemi një rini të aftë, por me pas edhe një unitet të vetin ”, ka thënë ai.

Ndryshe, papunësia në Kosovë vazhdon të jetë shumë e lartë. Madje, në krahasim me vendet e rajonit, Kosova ka përqindjen më të madhe të papunëve, me mbi 30 për qind.

Kategoritë
Vendi

Të ngjajshmet