Qualcomm do të humbasë konsumatorë nëse pranon ofertën e Broadcom

Qualcomm paralajmëroi ditën e Premte se mund të humbiste dy klientë të mëdhenj nëse prodhuesi i shquar i çipeve pranonte ofertën 121 miliard dollarëshe të Broadcom.

Thuhet se dy konsumatorë të cilët sjellin të paktën 1 miliard dollarë të ardhura për Qualcomm me shumë gjasa do të tërhiqeshin nga marrëveshja nga frika se Broadcom nuk ka kapacitetet e duhura për të përmbushur objektivat e tyre, transmeton pcworld.

Për herë të parë Broadcom u afrua Qualcomm me një ofertë në Nëntor. Çipet e Broadcom përdoren gjerësisht në telefonët mobile dhe serverët.

Pasi refuzoi ofertën e parë prej 70 dollarësh për aksion, Broadcom përgatiti një ofertë të dytë prej 82 dollarësh të cilën Qualcomm e refuzoi përsëri.

Apple dhe Samsung janë konsumatorët kryesorë të Qualcomm. Klientë të tjerë janë Huawei, LG Electronics, Oppo, Sony, Vivo dhe Xiaomi ku që të gjithë prodhojnë telefonë inteligjentë.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet