QNR, rinumërohen edhe 63 vendvotime

Edhe gjatë ditës së sotme në QNR ka vazhduar rinumërimi i vendvotimeve për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka bërë të ditur se deri në ora 16.00, në QNR janë rinumëruar edhe 63 vendvotime, pas vendimit të PZAP-it.

“Në total numri i vendvotimeve të rinumëruara është 903. Kanë mbetur edhe 504 vendvotime për t’u rinumëruar apo 35.82%”, ka thënë Elezi për KosovaPress.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur kohë më parë për të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatet për deputet të cilat janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve e përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Në vendimin e PZAP-it është vendosur që të shkojnë në rinumërim edhe 1407 vendvotime.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet