QKUK-ja do të ketë në dispozicion 1 000 shtretër për të infektuarit me Covid-19, po trajnohet edhe stafi

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se janë duke u përgatitur për nëj valë tjetër të të infektuarve me Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Ai në një konferencë të përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shtuar se kanë gati 900 deri në 1000 shtretër në QKUK për të trajtuar të infektuarit.

Madje ai ka bërë të ditur se edhe janë duke trajnuar stafin, por edhe janë furnizuar me të gjitha barnat e nevojshme për trajtimin e virusit.

“Ne vazhdojmë përgatitje që të jemi gati për të trajtuar pacientët që mund të shtrihet 900 deri në 100 shtretër në hapësirat ekzistuese. Kemi filluar trajnimet për një valë të mundshme të numrit të rasteve”.

“Kemi ble të gjitha barnat e nevojshme për trajtimin e Covid-19”.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet