Qilimi iranian i bën ballë teknologjisë, mban lart vlerën në tregjet ndërkombëtare

Sipas vlerësimeve të Ministrisë iraniane të Industrisë, Irani prodhon rreth 400 tonë qilima artizanal në vit, pjesa më e madhe e të cilëve përfundojnë në tregun ndërkombëtar.

Pavarësisht përparimeve teknologjike të viteve të fundit, industria tradicionale e qilimave iraniane, vazhdon të ruajë avantazhin e saj konkurrues në tregjet ndërkombëtare.

“Ajo që ne bëjmë, është art në vete, ndërsa arti nuk vdes”, tha për Anadolu Agency (AA), qilimpunuesi iranian Halit Keremi.

Shtroja iraniane e punuar me dorë gëzon një reputacion të lartë anembanë botës nga shkaku i cilësisë dhe vlerës së lartë që ka.

Nevojiten pothuajse dy vjet, që dy njerëz të thurin një qilim persian prej gjashtë metër katrorë. Bëhet në atë mënyrë që duhet shndërruar leshin e qethur nga delet në fije peri i cili ngjyroset para se të përfundojë në qilim.

Sapo të përfundojë ky proces, rrjetet i bashkëngjiten qilimit dhe vendosen në vitrinë për shitje.

Qilimi persian është një biznes i përhapur në këtë vend. Sipas vlerësimeve të Ministrisë iraniane të Industrisë, Irani prodhon rreth 400 tonë qilima artizanal në vit, pjesa më e madhe e të cilëve përfundojnë në tregun ndërkombëtar.

Njëri nga sektorët më të mëdhenj eksportues, vlerësohet të ketë të punësuar rreth 2.5 milionë njerëz. “Irani fiton rreth 400 milionë dollarë nga shitja e qilimave të punuar me dorë”, tha Firiste Destpak, kryetar i Qendrës Kombëtare të Qilimit.

Biznesi me qilim, daton që nga themelimi i Perandorisë Persiane, mbi 2500 vjet më parë, ku mjeshtrit kanë përcjellë aftësitë e tyre brez pas brezi.

– Qilima të vlefshëm

Industria e qilimave, së fundmi u vendos në kategorinë e dytë të sanksioneve amerikane mbi Iranin, pasi SHBA-të, u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore e arritur me Iranin.

“Shitjet kanë rënë kohët e fundit, dhe kjo nga shkaku i rritjes së çmimit të lëndëve, por edhe nga shkaku i rënies së vlerës së valutës vendore”, tha për AA, Huseyin Cihani, prodhues i qilimave iranian.

Duke folur për vlerën e qilimave persian, Cihani tha se në dyqanin e tij e ka një të prodhuar 80 vjet më parë. “Ndonëse është përdorur për 80 vjet, duket shumë i ri” tha ai. “Një qilim mund të përdoret pa problem për 100 vjet”, shtoi Cihani.

Një tjetër problem me të cilin përballen prodhuesit, janë importet. Daryush Hatif thotë se ata eksportojnë në Kanada, por importet nga vendet si Pakistani dhe India, ndikojnë shumë në eksportet e qilimave.

“Për ne, qilimat e prodhuar janë më të shtrenjta se ato të punuara me dorë” tha ai. “Materialet kimike vihen në përdorim (për qilima të prodhimit masiv), ndërsa qilimat e punuar me dorë përdorin lesh origjinal”, përfundoi Hatif.

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet