Qeveria voton projektligjin për Gjykatën Komerciale

Në mbledhjen e radhës të kabinetit qeveritar është miratuar projektligji për Gjykatën Komerciale.

Ky vendim u cilësua si e nevojshme për procesin e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri duke arsyetuar këtë propozim tha se themelimi i kësaj gjykate është si rezultat i analizave të procesit të rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit.

Tahiri: Në agjendën legjislative të përfshihet projektligji për Gjykatën Komerciale

“ Propozoj të rishikohet programi legjislativ për këtë vit 2019, dhe në kuadër të tij të përfshihet dhe projektligji për Gjykatën Komerciale. Themelimi i kësaj gjykate del si rezultat i analizave të proces të rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit. Rezultate këto që rekomandojnë fuqishëm themelimin e kësaj gjykate. Po ashtu themelimi i kësaj gjykate është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, andaj propozoj miratimin e këtij propozimi”, tha ministri Tahiri.

Qeveria po ashtu ka marrë vendim që bashkëshortes së Ismet Jasharit i njohur si komandat Kumanova”, Habibe Jashari t’i bëhet pagesa e pensionit për periudhën 2011-2015 në vlerë prej 18 mijë eurosh.

Ndërkaq, Qeveria po ashtu, ka aprovuar propozim -vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, ndërtesës-lokaleve afariste të cilat janë nën menaxhim të AKP të cilat preken nga realizimi i projektit, “Ndërtimi i Sheshit të Qytetit”, në Obiliq.

Po ashtu është aprovuar dhe propozim vendimi preliminar për shpronësimin të pronave të paluajtshme të ish ndërmarrjes OBP “Produkt”, Zona Kadastrale Polac i Ri në Skenderaj të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Parkut të Biznesit”.

Qeveria gjithashtu ka bërë shqyrtimin e nismës për lidhje te marrëveshjes ndërmjet Qeverisë se Portugalisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për promovimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet