Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet e tyre me rritjen e paralajmëruar nga Qeveria.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka konfirmuar se ekzekutimi i pensioneve të përmirësuara pritet të kryhet gjatë ditës së sotme, duke theksuar se kjo është rritja më e madhe e bërë ndonjëherë për këtë kategori.

Sipas ministrit, Pensioni Bazik, i cili në fillim të mandatit të Qeverisë ishte 90 euro/muaj, nga sot bëhet 150 euro/muaj.
Kjo nënkupton një rritje prej 60 eurosh, përkatësisht 67% brenda mandatit.

Edhe Pensionet për Personat me Aftësi të Kufizuara janë rritur ndjeshëm:
– nga 75 euro/muaj, ato bëhen 150 euro/muaj, një rritje prej 100%.

Ministri Murati theksoi gjithashtu se është shtuar mbështetja për:
– Familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara
– Pensionin invalidor
– Pensionin familjar

“Qeveria për pensionistët”, përfundoi ai në njoftimin e tij.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi