Qeveria e Pakistanit: Mbështesim Turqinë kundër të gjitha llojeve të terrorizmit

Ministri Federal i Arsimit dhe Trashëgimisë Kombëtare i Pakistanit, Shafqat Mahmood, ka deklaruar se vendi i tij gjithmonë i ka dhënë mbështetje Turqisë në luftën kundër organizatës terroriste FETO.

“Në Pakistan kemi marrë të gjitha shkollat e drejtuara nga kjo organizatë terroriste dhe ia kemi dorëzuar Fondacionit Maarif. E mbështesim presidentin Erdoğan dhe Turqinë kundër të gjitha llojeve të terrorizmit”, tha Mahmood.

Gjatë vizitës së tij në Ankara, Mahmood për Anadolu Agency (AA) ka folur për çështjet rreth marrëdhënieve mes Turqisë dhe Pakistianit, punimet në fushën e arsimit, aktivitetet e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA), si dhe për organizatën terroriste FETO.

Sipas tij, marrëdhëniet miqësore mes Turqisë dhe Pakistanit, ashtu sikurse edhe në të gjitha fushat e tjera e kanë treguar veten edhe në fushën e arsimit.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë reflektuar në shumë projekte të përbashkëta. Për shembull, TIKA po planifikon të ndërtojë një qendër banimi në Islamabad. Ajo ka ndihmuar edhe në ndërtimin e shumë shkollave në Pakistan. Poashtu edhe Fondacioni Maarif po menaxhon shkollat në Pakistan. Për këtë arsye kemi marrëdhënie shumë të ngushta dhe shpresojmë që këto të rriten”, tha Mahmood.

– “Dëshirojmë që edhe studentët turq të vijnë në Pakistan dhe të arsimohen”

Programi për shkëmbimin e studentëve mes dy vendeve është tregues i rëndësishëm i këtyre marrëdhënieve dhe universitetet në Turqi kanë standarte shumë të larta arsimore, tha Mahmood.

“Që prej një kohe të gjatë studentët pakistanezë vijnë në Turqi për t’u arsimuar në universitetet turke. Ne shpresojmë që kjo do të vazhdojë. Në të njëjtën kohë dëshirojmë që edhe studentët turq të vijnë në Pakistan dhe të arsimohen”, shtoi Mahmood.

Ai ka bërë të ditur se gjatë vizitës së tij është njohur me disa persona të arsimuar në Pakistan dhe se krijimi i komunikimit në këtë mënyrë është një provë e mrekullueshme.

– TIKA në Islamabad do të ndërtojë “Qendrën e Ekselencës”

Pasi ka lavdëruar faktin që TIKA do të ndërtojë në Islamabad “Qendrën e Ekselencës”, e cila do të ofrojë arsim në fushat si turizëm, hoteleri, kuzhinë dhe tekstile, Mahmood tha se, “Ky është një investim shumë i mirë. Turqia ka një përvojë të madhe në industrinë e akomodimit dhe turizmit”.

Ministri pakistanez tha se edhe Pakistani sa vjen e zhvillohet në fushën e turizmit.

“Në Pakistan ka shumë gjëra që duhet të vizitohen dhe turizmi i Pakistanit ka një potencial të madh. Për këtë arsye ne dëshirojmë të trajnojmë njerëz në fushën e industrisë së akomodimit. Për këtë ne mirëpresim ndërtimin e Qendrës së Ekselencës nga TIKA”, tha ai.

– Shkollat e FETO-s

“Ne e falënderojmë shumë Turqinë për mbështetjen konkrete që i ka dhënë Pakistanit për çështjen e Kashmirit i cili është nën pushtimin e Indisë”, tha Mahmood, duke shprehur kënaqësinë që Turqia ka qëndruar në krah të Pakistanit lidhur me çështjen e Kashmirit.

Pakistani ashtu si në çdo çështje ka mbështetur gjithmonë Turqinë në luftën kundër FETO-s, ka theksuar Mahmood, duke shtuar se, “Në Pakistan kemi marrë të gjitha shkollat e drejtuara nga organizata terroriste dhe ia kemi dorëzuar Fondacionit Maarif. E mbështesim presidentin Erdoğan dhe Turqinë kundër të gjitha llojeve të terrorizmit”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet