Qeveria e Kosovës ka aprovuar statutet e katër Universiteteve Publike

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar statutet e katër Universiteteve Publike në Kosovë

Ministri i MASh Ramë Likaj ka thënë se universitet publike kanë kaluar procedurat dhe janë në përputhje me ligjin për arsimin e lartë.

“Universitet Publike u ofruan me qëllim të kushteve dhe të mundësive për të rinjtë tanë. Këto universitet u themeluan me vendimin e qeverisë në vitin 2013, dhe u miratuan nga Kuvendi i Kosovës me idenë e promovimit. Ministria është e përkushtuar që të gjitha institucionet arsimore në vend të jenë të përcaktuara me norma .Qe një kohë të gjatë këto universitete janë duke punuar me ekspertë të ndryshëm”Statutet e universiteteve publike kanë kaluar të gjitha procedurat dhe janë në përputhje me ligjin e arsimit të lartë”, tha Likaj.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet