Qeveria e Bullgarisë në kërkesë të borxhit për shkak të COVID-19

“Në rast se kriza në lidhje me COVID-19 zgjat më shumë se 3 muaj, ekonomia bullgare do të mund të rikuperohet vetëm në fund të vitit 2021”.

Qeveria e Bullgarisë vendosi që të marr borxh prej 10 miliardë levash (5 miliardë euro) me kusht që të rishikohet nga parlamenti.

Ministri i Financave Vladislev Goranov, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, në konferencën për media tha se: “Në rast se kriza në lidhje me COVID-19 zgjat më shumë se 3 muaj, ekonomia bullgare do të mund të rikuperohet vetëm në fund të vitit 2021”.

Ai tha se deficiti buxhetor në vitin 2020 planifikohej të mbetet në nivelin zero, por për shkak të kushteve të shkaktuara nga COVID-19, pritet që deficiti buxhetor të jetë 3,5 miliardë leva (1,75 miliard euro).

Ministria e Financave më parë kishte njoftuar se gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme që u shpall më 13 mars shteti ka pësuar humbje prej 1,25 miliard euro dhe se çdo ditë mesatarisht 1.300 persona humbin punën.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet