Qerbela, shpallet 3 ditë zie në nder të viktimave gjatë ditës së Ashures

Në qytetin Qerbela të Irakut është shpallur tre ditë zie për shkak të 31 personave që humbën jetën nga rrëmuja në ceremoninë e Ashures.

Në një deklaratë me shkrim nga prefektura e Qerbelasë, thuhet se me kërkesë të guvernatorit Nesif el Gutabi dhe miratimin e kryeministrit të Irakut, Adil Abdul-Mahdi, në rajonin e Qerbelasë u shpall tre ditë zie për ata që humbën jetën gjatë rrëmujës në ceremonitë e Ashures, transmeton AA.

Dje në Qerbela si pasojë e rrëmujës në ceremoninë e Ashures humbën jetën të paktën 31 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.

Pas ngjarjes kryeministri i Irakut, Adil Abdul-Mahdi, qëndroi në rajonin e Qerbelasë dhe pas inspektimeve në zonën ku ndodhi fatkeqësia vizitoi të plagosurit në spital.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet