Qendra Islame Kulturore Shqiptare shtron iftar të madh në Nju Jork

Besimtarët myslimanë po e festojnë muajin e Ramazanit anë e mbanë botës.

Një festim i tillë bëhet edhe nga shqiptaro-amerikanët në Qendrën Islame Kulturore Shqiptare në Staten Island, New York, shkruan AktivPress.

Qendra Islame Kulturore Shqiptare është e njohur për aktivitetet e saj ndërfetare dhe shoqërore. Këtë vit shënohet njëzetvjetori i themelimit të organizatës “Community Days- Ditet e komunitetit”, ku themeluese e kësaj organizate është pikërisht QIKSH, krahas një organizate hebraike dhe një të krishtere.

Imamët Dr. Dhulkarneijn Vardar, Imam Ferid Bedrolli, Rabini Davit Katz dhe prifti Lee McCallum ishin vizionarët e kësaj organizate që kishte për qëllim t’i mblidhte njerëzit për të bashkëpunuar në shërbim të qytetit të New York, si dhe për t’i tejkaluar barrierat fetare dhe kulturore në mesin e komuniteteve të ndryshme etnike dhe fetare.

Me 7 qershor, Qendra Islame Kulturore Shqiptare ( AICC) organizoj iftarin vjetore ndërfetarë.

Pjesëmarrja në këtë iftar ishte masive. Aty morën pjesë personalitete të larta te qytetit të New York nga pesë komunat: Bronx, Brooklyn, Queens, Manhattan dhe Staten Island.

Senatorë, kongresistë, kryeshefi i policisë së Staten Island, udhëheqës të lartë të FBI, presidentë të Universiteteve, përfaqësues të Dhomës së Avokatëve, intelektualë si dhe personalitetet më të dalluara të klerikëve të besimeve të ndryshme në NYC, si Hebraik, Krishterë, Hindusë, Budistë e të tjerë.

Në këtë iftar ndërfetarë morën pjesë edhe dy përfaqësues nga Konsullata e Republikës së Kosovës, Konsulli Fatmir Zajmi dhe diplomatja Ines Demiri, ndërkohë që pjesëmarrjen e kishte konfirmuar edhe Konsulli i Republikës e Malit te Zi, Amir Cikotic.

Folësit e rastit vlerësuan lart lidershipin dhe punën që po bënë Qendra Islame Kulturore Shqiptare gjatë gjithë ekzistencës së saj në New York City. Me këtë rast, Senatori Diane Savino i dhuroj një ” Mirënjohje” qendrës për punën efektive.

Kryeshefi i Policisë, Kenneth Corey ndër të tjera tha: Ne mburremi me punën e mirë që bënë QIKSH dhe shpresojmë se ky lloj i bashkëpunimit që kemi me QIKSH të praktikohet edhe në qytetet tjera në botë, sepse kjo është forma më e mirë e sigurimit dhe stabilitet të shoqërisë.

Ish kongresisti, Mike Grimm theksoj se QIKSH është një thesar i qytetit që duhet çmuar e vlerësuar lart për kontributin qe i jep NYC-it. Ndërsa Rabini Michael Miller, presidenti i organizatës më të madhe në NYC JCRC-NY theksoj se në Qendrën Islame Kulturore Shqiptare, njujorkezet kanë mësime të shumta.

“Vetëm këtu mund t’i gjesh njerëzit e të gjitha racave, besimeve dhe traditave të ndryshme që vijnë së bashku për çdo vjet në raste të ndryshme dhe përherë ndihen të mirëpritur dhe tënderuar. Jam krenar qe kam një shok si Imam Dr. Tahir Kukaj që është një lider me influencë në NYC në lidhjen e urave të bashkëpunimit”, ka thënë ai.

Kryeprokurori Publik i Staten Island NYC Z, Michael McMahon po ashtu tha se ndihet krenar me shoqërinë e tij të ngushtë që ka me imamët e kësaj Qendre, Dr. Tahir Kukaj, Dr. Zurkani Vardar, Ferid Bedrolli.

“Kjo qendër ka punuar shumë duke paraqitur në mënyrë të denjë vlerat e vërteta të popullit shqiptaro- amerikan. Ju uroj suksese të mëtutjeshme dhe presim shpejt të marrim pjesë në evenimente tjera të qëlluara që ndërmerren nga AICC-QIKSH”, ka deklaruar ai.

Një iftar për komunitetin mysliman e ka shtruar në Shtëpinë e Bardhë edhe presidenti amerikan, Donand Trump./AktivPress/

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet