Që nga viti 2006, Izraeli masakroi 133 familje palestineze në Gaza

Që nga viti 2006, të paktën paktën 692 persona nga 133 familje palestineze janë martirizuar në Gaza nga forcat izraelite.

Masakra e fundit e kryer nga ushtria izraelite kundër familjes Al-Sawarka në Rripin e Gazës kujton një histori të përgjakshme të masakrave kundër familjeve palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një raporti të përgatitur nga AA, bazuar në burime të organizatave të të drejtave të njeriut, që nga viti 2006, të paktën 692 persona nga 133 familje palestineze janë martirizuar në Gaza nga forcat izraelite.

Më 14 nëntor, tetë anëtarë të familjes Al-Sawarka, përfshirë pesë fëmijë, u vranë nga një sulm ajror izraelit në shtëpinë e tyre në qytetin Deir al-Balah në qendrën e Gazës.

Sulmi ajror u krye gjatë përshkallëzimit dy-ditor pas vrasjes së komandantin të lartë të Xhihadit Islamik, Baha Abu al-Atta dhe gruas së tij Asmaa, në një sulm ajror në shtëpinë e tyre në lindje të Gazës.

Rripi i Gazës i bllokuar iu nënshtrua tre luftëtarëve izraelitë në vitin 2008, 2012 dhe 2014, ku humbën jetën një numër i madh i palestinezëve.

Masakra të dukshme

Një nga masakrat më të dukshme, të kryera nga forcat pushtuese izraelite kundër familjeve në Gaza, ndodhi në verën e vitit 2006, kur luftanijet ushtarake të marinës izraelite bombarduan bregun e qytetit Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës.

Një familje prej nëntë anëtarësh u vra dhe vetëm një vajzë i mbijetoi sulmit, e cila u shfaq në media e tronditur dhe duke bërtitur.

Në nëntor të të njëjtit vit, artileria izraelite hapi zjarr në një lagje të banuar në kufi, në lindje të qytetit Beit Hanun të Rripit të Gazës, duke vrarë 19 anëtarë të familjes Athamna, gjysma e të cilëve ishin fëmijë.

Gjatë luftës në vitet 2008-2009, 29 anëtarë të familjes Al-Samuni në janar të vitit 2009 u vranë në lagjen Shejaiya.

Në vitin 2014, 26 anëtarë të familjes Abu Jame u vranë në lagjen Khan Yunis të Gazës.

Po ashtu edhe familja Daya në lagjen Zaiton të Gazës humbi 22 anëtarë të familjes në janar të vitit 2009 ndërsa në korrik të vitit 2014 familjet Al-Najjar dhe Abu Jabr të kësaj lagjeje humbën nga 20 anëtarë secila.

Më 1 gusht, gjatë luftës në vitin 2014, mbi 200 palestinezë u vranë nga granatimet e artilerisë izraelite në qytetin Rafah, respektivisht 23 familje palestineze humbën nga tre ose më shumë anëtarë në sulme.

Palestinezët thonë se ata nuk presin që shënjestrimi i familjeve palestineze të ndalet, në mungesë të ndonjë përgjegjësie nga komuniteti ndërkombëtar për shkeljet nga Izraeli.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet