Putin: Askush nuk mund të thotë se Turqia ka shkelur të drejtën ndërkombëtare në Karabak

Presidenti rus Putin tha se Baku zyrtar ktheu kontrollin mbi territoret e saj dhe se ishte në kuadër të të drejtave për të zgjedhur ndonjë këshilltar, përfshirë Turqinë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi të martën se Republika e Turqisë nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare me atë që ka mbështetur Azerbajxhanin në konfliktin e Malësisë së Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Putin në një intervistë për kanalin televiziv Russia 24 tha se Baku zyrtar ktheu kontrollin mbi territoret e saj dhe se ishte në kuadër të të drejtave për të zgjedhur ndonjë këshilltar, përfshirë Turqinë.

“Veprimet e Turqisë në çështjen e Karabakut mund të kualifikohen në çfarëdo mënyre, por Turqia nuk mund të akuzohet për shkelje të ndonjë ligji ndërkombëtar”, tha ai.

Ai theksoi se Turqia ishte anëtare e grupit të Minskut për zgjidhjen në Malësinë e Karabakut që nga fillimi por kurrë nuk iu dha statusi i bashkëkryesuesit.

Putini pranoi se Rusia dhe Turqia shpesh kanë pozicione të ndryshme por kanë qenë në gjendje të arrijnë kompromise përmes mjeteve diplomatike.

“Shumë vende, përfshirë ato në Evropë, luftuan shumë herë në të kaluarën, të tilla si Franca dhe Gjermania, por kjo nuk i ndalon ata nga bashkëpunimi sot, e njëjta gjë vlen për Rusinë dhe Turqinë”, tha ai.

Putin vlerësoi SHBA-të dhe Francën për rolin e tyre në zgjidhjen e konfliktit në Malësinë e Karabakut, duke thënë se bashkëkryesuesit e grupit të Minskut nuk kanë asnjë arsye të ofendohen për shkak të mospërfshirjes në marrëveshjen përfundimtare.

Presidenti rus tha se ato nuk mund të përfshiheshin sepse rënia e Karabakut ishte çështje orësh dhe kërkoi hapa urgjentë, duke mos lënë kohë për konsultime shtesë brenda grupit të Minskut.

Duke komentuar mbi trazirat e fundit në Jerevan dhe një ndryshim të mundshëm të pushtetit, Putini tha se situata e tanishme kërkon që Armenia të konsolidohet dhe të mos shkatërrohet.

Në lidhje me mundësinë që një udhëheqës i ardhshëm armen të tërhiqet nga marrëveshja e Karabakut, ai tha se një vendim i tillë do të ishte vetëvrasje.

Më 10 nëntor, Baku dhe Jerevani nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të punuar drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse.

Lidershipi turk gjithashtu e mirëpriti armëpushimin, duke e përshkruar atë si një “fitore të madhe” për Azerbajxhanin.

Turqia dhe Rusia që atëherë kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të ngritur një qendër të përbashkët turko-ruse për të monitoruar marrëveshjen e paqes në Karabak.

Kategoritë
BotaLajme