Punonjësit e konsullatës saudite në Stamboll japin dëshmi në prokurori

Siç bëjnë të ditur burimet nga gjyqësori, stafi lokal i konsullatës përbëhet nga shoferë, kontabilistë dhe operatorë telefoni.

Pesëmbëdhjetë punonjës turq në konsullatën saudite në Stamboll, janë paraqitur sot në Gjykatën Caglayan për të dhënë dëshmitë e tyre në kuadër të hetimit mbi zhdukjen e gazetarit Khashoggi, raporton Anadolu Agency (AA), duke u thirrur në burime brenda gjykatës.

Siç bëjnë të ditur burimet e lartpërmendura të cilat kanë folur në kushte anonimiteti, stafi lokal i konsullatës përbëhet nga shoferë, kontabilistë dhe operatorë telefoni.

Jamal Khashoggi dyshohet se është i vdekur, pasi nuk është parë që nga hyrja e tij në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

“Opinioni do të informohet lidhur me hetimin atëherë kur do të shohim arsye”, tha të enjten zyra e kryeprokurorit publik.

“Zyra e prokurorëve të Stambollit do të zbulojë të vërtetën lidhur me zhdukjen e Khashoggi”, tha të enjten ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gul, duke shtuar se “do të veprohet gjithëçka që do të kërkohet nga ligji ndërkombëtar”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet