Punëtori për shqyrtimin e funksionalizimit të tualeteve publike nën Urën Arasta në Prizren

Është mbajtur punëtoria vizionuese “Dizajnimi i tualeteve publike nën Urën “Arasta“ e organizuar nga EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “Qyteti Gjithëpërfshirës – lagje aktive për zhvillim të qëndrueshëm urban në Prizren”.

Sipas njoftimit të Organizatës Ec Ma Ndryshe kjo punëtori ka për qëllim shqyrtimin e funksionalizimit të tualeteve publike nën Urën Arasta dhe dhënien e propozimeve konkrete në fazën e dizajnimit të tyre për shfrytëzimi sa më të përshtatshëm për qytetarët.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin grupe të ndryshme të komunitetit, thuhet në fund të njoftimit./Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet