Publikohen pamjet si u vra komandant Shqiponja në Kumanovë (+ 18)

Më 23 korrik të vitit 2015 në Kumanovë gjatë garës për kryetar të BDI-së, ndodhi një incident, ku si pasojë u plagos pretendenti kryesor për kryetar dege Xhemail Rexhepi i njohur si Komandant Shqiponja bashkë me dy shokë të tij.

Por Rexhepi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve, derisa vdiq gjatë rrugës për në spital.

Ndërsa sot janë publikuar pamje të momentit se si ndodhi incidenti në fjalë, përcjellë Indeksonline.

Incidenti ka ndodhur në një lokal afër fakultetit të USHT-së në Kumanovë, ku Rexhepi është dashur të takohet me Bajram Limanin, që të koordinohen lidhur me zgjedhjen e kryetarit.

Ndryshe, Limani është i dyshuari kryesor për vrasjen e Rexhepit, derisa ai pati thënë se ishte në vetëmbrojtje./Indeksonline/

Ata than se Komandant Shqiponja u vra nga dorasi duke u vetmbrojt, kjo video tregon si u vra Komandant Shqiponja prapa kurrizit, nuk mund te manipuloni me popullin, as Shefik Ismaili e as Ali Ahmeti ju qe dhat urdherin per ta vrar!

Publiée par El Chekaa sur Lundi 24 juin 2019

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet