Publikohen pamjet, policia konfirmon rrëmbimin e një gruaje në Fushë-Kosovë (Video)

Një grua është rrëmbyer mëngjesin e sotme në Fushë Kosovë.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Ju njoftojmë se Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, posedon informatën së në Fushë Kosovë, dy persona të dyshuar kanë futur një grua me forcë në një veturë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, konfirmoi Ahmeti për Telegrafin.

Ahmeti theksoi se në koordinim me institucionet kompetente janë duke punuar me qëllim të sqarimit të çdo rrethane që lidhet me këtë ngjarje.

Ndryshe në pamjet e publikuar gruaja shihet teksa merret me dhunë nga dy persona, fillimisht ata bisedojnë me të dhe më pas ia mbyllin gojën dhe e fusin me forcë në veturë. /Telegrafi/

Në orët e para të mëngjesit kjo grua dyshohet se është rrëmbyer në Fushë Kosovë

Publiée par Klan Kosova sur Lundi 24 juin 2019

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet