Publikohen pamjet ekskluzive nga stërvitja e përbashkët të ushtrisë serbe dhe amerikane (Video)

Njësitë speciale nga ushtria amerikane dhe parashutistët e ushtrisë serbe para disa ditësh mbajtën ushtrime të përbashkëta ushtarake në Beograd, gjë që u konsiderua shqetësim nga Rusia dhe nga shqiptarët që jetojnë në Ballkan.

Shqetësimi i mediave ruse ishte ngase pretendohej se ShBA-ja me kësi soj stërvitje dhe operacione synon të rrit ndikimin në Ballkan, kurse shumë nga mediat kosovare dhe ato shqiptare ngjarjen e përcollën me zemërim, pasi që një ndër aletet kryesor të shqiptarëve zhvillonte stërvitje ushtarake me armiqtë tradicional të shqiptarëve.

Lajmet e publikuara sollën me vete edhe shumë reagime ku përdoruesit e rrjeteve sociale shprehën shqetësimet e tyre në lidhje me këtë stërvitje.

Stërvitja katër-ditore që përfshinte hedhje të përbashkëta nga parashutistë serbë dhe amerikanë nga dy avionë të transportit ajror amerikan C-130J Hercules që fluturuan afër kryeqytetit serb, Beograd.

“Ushtrimi i përbashkët kontribuon në aftësitë ushtarake, por gjithashtu rrit partneritetin dhe miqësinë që nuk është parë gjithmonë në të kaluarën,” tha Vuçiç.

“Unë jam mirënjohës për partnerët tanë amerikanë të cilët kanë treguar se në një kohë të shkurtër mund të organizojmë këto aktivitete”, shtoi ai.

John Gronski, zëvendës-komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë së SHBA-së, tha se ushtrime të tilla me forcat serbe “ndërtojnë gatishmërinë e të dy ushtrive tona dhe kur keni ushtri gati, një rajon mund të jetë më i qëndrueshëm dhe i sigurt”.

Ja videoja e stërvitjes ushtarake:

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet