Publikohen emrat e drejtorëve ti ri në Komunën e Prizrenit

Në një postim në rrjetin social Facebook, kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, ka publikuar emrat e drejtorëve të ri në këtë komunë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Pas ndryshimeve brenda qeverisjes lokale, dua t’ju njoftoj se tanimë kam përcaktuar shumicën prej drejtorëve të rinj të drejtorive komunale.

Punën e suksesshme të deritanishme për administratë dhe shërbime efikase, shëndetësi funksionale, regjenerim urban, arsim cilësor, zhvillim të bujqësisë, mbrojtje të trashëgimisë kulturore, zhvillim të turizmit dhe të ekonomisë do të vazhdojmë me:

Nënkryetarin e Komunës, z. Visar Shehu,
Drejtoreshën e Shëndetësisë, znj. Narqize Arënliu Hoxhaj,
Drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Agron Limani,
Drejtorin e Shërbimeve Publike, z. Osman Krasniqi,
Drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Emilija Redzepi,
Drejtorin e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Beni Kizolli,
Drejtorin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Islam Thaqi dhe
Drejtoreshën e Ekonomisë dhe Financave, znj. Leonora Çerreti.

Drejtorët e rinj janë përcaktuar në bazë të eksperiencës dhe kontributit të deritanishëm në fushat e tyre profesionale, si dhe dedikimit të tyre në përmbushjen e objektivave dhe zotimeve tona qeverisëse.

Falënderoj të gjithë drejtorët e rinj për pranimin e detyrave, që do të kërkojnë shumë angazhim dhe përkushtim.

Së bashku, me punë edhe më të mira, do të kalojmë përtej zotimeve!

Kategoritë
LajmeVendi