Pse ushtrimet mund t’ju bëjnë të fitoni në peshë?

Shumë prej nesh ankohen se kalojnë kohën në palestër pa një dobi për belin tonë, por shkencëtarët kanë përgjigjen ndaj këtij fenomeni.

Megjithëse mund të duket kundër intuitës, studimet sugjerojnë se ushtrimi mund të shkaktojë që njerëzit të fitojnë peshë.

Një grup vullnetarësh shtuan marrjen e porcioneve me gati një të katërtën pas stërvitjeve.

Studiuesit besojnë se njerëzit shtojnë marrjen e ushqimit pas një sesioni të palestrës, pasi ata besojnë se e meritojnë atë.

Kjo mund të shpjegojë pse njerëzit nuk mund të humbin peshë edhe pas ushtrimeve të rregullat, thanë studiuesit nga Universiteti Loughborough.

Pjesë e studimit ishin 40 vullnetarë, gjysma e të cilëve ishin femra që morën pjesë në orët e aerobikut të paktën tri herë në javë.

NHS rekomandon që të gjithë të rriturit në moshë ndërmjet 19 dhe 64 vjeç duhet të marrin pjesë në të paktën 150 minuta aktivitet të moderuar aerobik çdo javë.

Shembuj të aktivitetit të tillë përfshijnë ecje të shpejtë, çiklizëm, volejboll, tenis, futboll, ragbi ose litar.

Rekomandohet gjithashtu një përzierje e aktivitetit të moderuar dhe aerobikut.

“Rritja e aktivitetit fizik, veçanërisht aktiviteti aerobik, është një metodë për rritjen e shpenzimit të energjisë që sugjerohet për të ndihmuar në menaxhimin e peshës”, thonë studiuesit.

Kategoritë
Shëndetësi

Të ngjajshmet