Pse Turqia është në shënjestër?

Shkruan Bayram Pomak

Sipas ekspertëve, këto ditë zhvlerësimi i kartmonedhës turke (lira) karshi dollarit dhe euros nuk është asgjë më shumë se një sulm ekonomik ndaj Republikës së Turqisë. Pasi që sipas statistikave ekonomike kjo dukuri nuk ka ndonjë shpjegim ndryshe. Por çfarë po ndodh në të vërtetë? A ishte kjo diçka që pritej nga Turqia?

Nëse shikojmë vetëm nga prespektiva e Turqisë nuk mund ta kuptojmë se çfarë është duke ndodhur këto ditë në Turqi. Për ta kuptuar këtë gjendje duhet të kthehemi në vitet 2009-2010, gjatë të cilave kishte nisur Pranvera Arabe.

Në “Projektin e Madh për Lindjen e Mesme” të shpallur nga ShBA-të pretendohet se 22 shteteve do t’u ndërrohen kufinjtë. Prej se filluan ngjarjet në vitin 2009, gjer më tani me miliona njerëz janë masakruar dhe janë detyruar për shpërngulje.

Ky projekt që vazhdonte punën e tij në shtetet arabe, në Turqi po aplikohej me një skenë më ndryshe. Pasi të përfundojë në shtetet arabe, radha do t’i vijë Turqisë dhe Iranit andaj ajo që po ndodh sot është vazhdim i këtij projekti.

Kështu që në vitin 2011, fuqitë e mëdha e futën në lojë “Kalin e tyre të Trojës”, FETO, organizatë kjo që filloi të krijojë një perceptim kinse Tajip Erdogan është diktator dhe duhet të largohet. Me vite të tëra ata manevruan në këtë drejtim dhe ende vazhdojnë me të njëjtën gjë. Pas ngjarjeve të “Gezi Parkut” organizata FETO me agjentët e saj të infiltruar në Polici dhe Gjyqësor tentuan ta rrëzonin qeverinë duke krijuar opinion publik duke pretenduar për prezencë të korrupisonit në qeveri. Por ky plan dështoi shumë shpejtë. Shteti i Turqisë ishte në dijeni për ngjarjet dhe e dinte se pas ngjarjeve që ndodhnin në Mesdhe, radhën e kishte Turqia dhe kjo falë përvojes mijëra vjeçare pasi që Turqia nuk i ngjante ndonjë shteti arab të sapo-formuar.

Sa herë që Turqia i asgjësonte sulmet, doza e tyre rritej më shumë. Ata që panë se lojërat e tyre nuk korrnin sukses, përleshjen e ngirtën në at nivel sa që m 15 korrik tentuan edhe grusht shteti. Por Turqia e asgjësoi edhe këtë tentim dhe kjo falë dijenisë, përvojës dhe nuhatjes së herhsme të situatës. Pas 15 korrikut, shteti turk arriti ta eliminojë pjesën dërrmuese të agjentëve të FETO-s nga strukturat shtetërore. Kjo e bëri punën e kundërshtarit edhe më të vështirë. Megjithatë, shtypi ndërkombëtar vazhdonte ta kamuflonte opozitarizmin ndaj Turqisë si opozitarizëm ndaj Erdoganit.

Dhe pikërisht për këtë, strukturat në fjalë që u përpoqen ta kapin shtetin, krijuan perceptim kinse Erdogan po i burgoste të gjithë kundershtarët e tij. Pas 15 korrikut të gjithë intelektualët dhe zyrtarët e lartë shtetërorë në mënyrë troç thoshin se tani e  kanë radhën sulmet ekonomike. Kjo për shkak se Turqia tashmë është gjithmonë një hap përpara nga loja e tyre dhe kjo i mundëson parashikim të sulmeve para se ato të ndodhin.

Tanimë, për sulmet e fundit ekonomike në Turqi, perveç qeverisë edhe opozita dhe i gjithë populli është në dijeni. Të gjithë e kanë kuptuar se këto sulme nuk zhvillohen vetëm kundër Erdoganit por kundër Turqisë, gjë që po pasqyrohet me solidarizimin e popullit pa marrë parasysh pozitë-opozitë. Nga ana tjetër, fakti që administrata Trump i konsideron të gjitha vendet si kudnërshtare po shakakton rritje të urrejtjes ndaj Amerikës. Pas këtyre sulmeve të fundit, Rusia, Irani, Gjermania, Italia, Paksitani, Venezuela, Azerbejxhani dhe Katari dolën me mesazhe mbështetjeje ndaj Turqisë. Pra tani çdo sulm ndaj Turqisë është dukee forcuar dorën e Erdoganit brenda dhe jashtë. Çdo ditë vijnë mbeshtetje të reja nga jashtë. Pra thelbi i çështjes s’ka të bëjë me specifikisht me Turqinë, por është pjesa turke e projektit që vazhdon në Lindjen e Mesme. Zhvillimet e Lindjes së Mesme i kanë disa dinamika. Dinamika më e rëndësishme dhe më e madhe është ajo e Izraelit, siguria e tij dhe ‘Tokat e Premtuara.’ Qeverisja e Trump-it është nën ndikimin e Evangjelistëve dhe lobit Hebraik. Shtypi Evangjelist në SHBA, Erdoganin e përshkruan si Dexhall. Kurse ps kësaj qëndron mendimi për rënien dhe copëtimin e Turqisë që projekti të mund t’i arrijë objektivat vetanake. Veçse sipas tyre pengesa më e madhe për rënien e Turqisë është Rexhep Tajip Erdogani. Gjatë ditëve të kaluara këshillëtari i Trum-it Steve Bannon për Erdoganin i thoshte këto fjalë: “Sipas meje Erdogani është njeriu më i rrezikshëm në botë… Ky është lider që përparësi i jep shtetit të vet, vazhdon në këtë rrugë dhe s’qan kokën për ato që i thonë tjerët…” Pra sipas Bannon-it ky është i rrezikshëm për shkak të vendosjes në plan të parë të interesave të shtetit të tij. Ajo që ne e vuajmë sot është pikërisht kjo, a nuk vuajmë nga liderët që interesat e tyre i kanë më priooritare se çdo gjë tjetër?!! Bannon e përkufizoi shumë mirë arsyen e urrejtjes ndaj Erdoganit. Turqia s’e humb këtë luftë, sepse që më parë i di sulmet që do t’i ndodhin dhe vazhdimisht është një hap përpara. Brenda shtetit ekziston një solidarizim shumë i madh, andaj populli turk me nivel të lartë të vetëdijes e nuhati lojën që zhvillohet dhe nuk bëhet pre e manipulimit. Derisa qeverisja e Trum-it të vazhdojë në këtë mënyrë, përkrahja e jashtme do të rritet çdo ditë e më shumë. Kërcënimet që qeverisja e Trum-it ia bën shteteve të botës, dhe sankksionet e tij njëkohësisht, bëjnë që t’u shtohen edhe armiqtë e tyre. Përvoja historike na tregon se për aq sa rritet dhuna e një qeverisjeje, për aq më shpejtë vjen fundi i saj!!!

Rrjedhimisht Turqia këtë krizë do ta kalojë përmes mendjes së shtetit, largpamësisë dhe solidaritetit të brendshëm, pas tejkaliit të së cilës do ta ketë rrugën më të hapur!!!


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet