Pse shfaqen krejt papritur hematomat?

Keni vendosur të vishni fustanin dhe t’i zbuloni këmbët, mirëpo atë hematomë nuk keni mundur ta parashikoni. Të gjithave na ka ndodhur që për shkak të moskujdesit të përplasemi për tavolinë, dyer, pjesë mobiliesh dhe atëherë të krijojmë shenjë në lëkurë, e cila ka ngjyrë të kaltër, mirëpo edhe përse ato shfaqen pas përplasjes?

Hematoma është shfaqje e lëndimit të vogël të enëve të gjakut të cilat gjenden nën sipërfaqe të lëkurës. Nëse këto kapilare janë të dëmtuara, një sasi e vogël gjaku rrjedh dhe krijohet njolla e kaltër, e zezë apo ngjyrë vjollce, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, çfarë të bëhet me ato hematoma, të cilave nuk ua dimë shkaktarin? Meqenëse nuk na kujtohet se jemi përplasur, prandaj mu për këtë kemi edhe hematoma dhe na duket që janë shfaqur nga asgjëja?

Këto janë shkaqet për të cilat ju ndodh që t’ju befasojë hematoma në trupin tuaj.

Merrni disa suplemente

Disa ushqime mund t’ju shkaktojnë hematoma të pashpjeguara siç janë hudhra, xhenxhefili, omega 3 e thartirave yndyrore dhe vitamina E. Pyesni mjekun tuaj para se të filloni të merrni ndonjë suplement a është e mundshme që të ndodhë diçka e tillë.

Plakeni

Me kalimin e kohë lëkura bëhet gjithnjë e më e hollë, ndërkaq enët e gjakut gjithnjë e më të ekspozuara ndaj lëndimeve. Për këtë shkak ndodh që të moshuarit kanë më shumë hematoma sesa të rinjtë. Veç kësaj, enët e gjakut humbin elasticitetin dhe mund të pëlcasin.

Merrni ilaçe të cilat tëhollojnë gjakun

Nëse pini ilaçe për rregullimin e tensionit, aritmisë së zemrës apo të ngjizjes së gjakut, mos u befasoni nëse ju shfaqen nga asgjëja hematoma. Ilaçet të cilat mund të shkaktojnë hematoma janë edhe ibuprofeni dhe aspirina.

Keni probleme që kanë të bëjnë me gjakun

Hemofilia dhe sëmundja e Von Willebrandit janë çrregullime të shkaktuara në gjak të cilat shkaktojnë hematoma. Hemofilia pengon ngjizjen e gjakut dhe personi i cili vuan nga hemofilia ka gjakrrjedhje prej edhe ndonjë lëndimi të vogël. Sëmundja e Von Willebrandit është diç më e butë se sa hemofilia, pra nënkupton gjakrrjedhje gjatë nxjerrjes së dhëmbit, pastaj gjakrrjedhje nga hunda, gjak në jashtëqitje dhe në urinë dhe menstruacione të gjata dhe të mëdha.

Pini antidepresivë

Disa ilaçe siç janë flouksetin, serlatin, citalopram dhe bupropin mund të ndikojnë në procesin e ngjizjes së gjakut.

Ju mungojnë disa vitamina

Mungesa e vitaminave C dhe K shkakton shfaqjen pashpjegueshme të hematomave nëpër trup. Fatkeqësisht, procesi i shërimit të hematomave zgjat madje edhe deri në dy javë dhe nuk mund të bëni shumë që të kalojnë shpejt.

Për të absorbuar trupi gjakun, duhet të kalojë nëpër disa faza. Pas vetëm disa ditëve, ngjyra e kaltër/e zezë/vjollcë ngadalë duhet të ndryshojë, ndërsa ënjtja duhet të zhduket. Në vend të ngjyrës së mëparshme shfaqet ngjyra e re e gjelbër ose e verdhë, mirëpo para se të zhduket tërësisht mund të ketë edhe ngjyrë të butë të gështenjtë.

Ekzistojnë disa truqe të cilat mund t’ju ndihmojnë. Menjëherë pasi që të bëni diçka, vendosni akull në atë vend dhe mbajeni 10 minuta disa herë gjatë ditës. Kjo do t’jua zbutë pak ënjtjen, do të qetësojnë enët e gjakut dhe do të hematoma nuk do të përhapet.

Kategoritë
Shëndetësi

Të ngjajshmet