Protestuesit rrethojnë ndërtesën e Kryeministrisë në Armeni

Forcat e sigurisë morën masa përreth institucioneve dhe organizatave të tjera publike në qytet, veçanërisht ndërtesën e Kryeministrisë.

Protestat në Armeni kundër kryeministrit, Nikol Pashinyan, pasi ai e nënshkroi marrëveshjen që pranon humbjen ndaj ushtrisë së Azerbajxhanit në Malësinë e Karabakut, janë duke vazhduar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit kundër Pashinyanit në kryeqytetin Jerevan, për të penguar punimet e Këshillit Ministror rrethuan ndërtesën e Kryeministrisë.

Forcat e sigurisë morën masa përreth institucioneve dhe organizatave të tjera publike në qytet, veçanërisht ndërtesën e Kryeministrisë.

Ndërkohë përplasje të shpeshta ndodhën përpara ndërtesës së Kryeministrisë midis protestuesve që donin të parandalonin hyrjen dhe daljen e ministrave nga ndërtesa dhe forcave të sigurisë.

Demonstruesit, të cilët bllokuan rrugën përpara daljes së ndërtesës, u përpoqën të parandalonin kalimin e automjeteve zyrtare.

Një automjet zyrtar duke kaluar nëpër polici, lëvizi drejt protestuesve.

Protestuesit sulmuan makinën me topa bore dhe grushte. Disa protestues që u përpoqën të bllokonin automjetin u arrestuan.

Protestuesit nuk u larguan përreth kryeministrisë, edhe pasi përfundoi takimi i Këshillit Ministror nën kryesimin e Pashinyanit.

Protestuesit, të cilët vendosën çadra në Sheshin e Republikës, kaluan natën këtu dhe vazhduan demonstratat e tyre.

“Pashinyan duhet të jetë në burg”

Kandidati i opozitës për kryeministër, Vazgen Manukyan, në deklaratën e tij tha se lufta me Azerbajxhanin vazhdon, duke pretenduar se vetëm faza aktive e luftës ka mbaruar.

“Pashinyan shkatërroi vendin. Ai është fajtor dhe duhet të jetë në burg”, u shpreh Manukyan.

Qytetarët në Armeni më 10 nëntor nisën protestat pasi Pashinyan pranoi humbjen ndaj Azerbajxhanit.

Kategoritë
BotaLajme