Protestuesit armenë e bëjnë për spital kryetarin e kuvendit (Video)

Azerbejxhani shënoi një fitore të madhe ndaj Armenisë, pas nënshkrimit të deklaratës për ndërperjen e luftës nga kryeministri i Armenisë, qindra armenë dolën në rrugë për të protestuar këtë marrëveshje, shkruan Gazeta e Re

Në rezidencën zyrtare të kryeministrit Pashinyan u thyen xhamat e dritareve, ndërsa protestuesit ia hoqën shkronjat e emrit nga dera kryeministrit dhe u dëgjuan duke brohoritur “Nikoli na ka tradhtuar”.

Policët vetëm shikonin përderisa protestuesit – në mesin e të cilëve kishte edhe veteranë të ushtrisë që kishin veshur uniforma – hynë në zyrat qeveritare, ku bërtisnin dhe mbanin fjalime me zemërim.

Protestuesit arritën të futen edhe në ndërtesën e kuvendit. Kryetari i kuvendit, Ararat Mirzoyan, u gjend në turmë dhe u rrah nga një grup i dhunshëm protestuesish deri i humbi vetëdija./Gazetaere

 

Kategoritë
BotaLajme