Protestë në Bazel kundër vrasjes së 7 vjeçarit shqiptar

Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në protestën e sotme që është mbajtur në Bazel të Zvicrës, kundër vrasjes së 7 vjeçarit shqiptar.

Protestuesit marshuan rrugë duke demonstruar kundër dhunës dhe vrasjeve, dhe kërkuan që garantohet mbrojtja e jetës së qytetarëve dhe veçmas e fëmijëve.

Fëmija 7 vjeçar u mbytë këtë javë në Bazel nga një 75 vjeçare, për të cilën po pretendohet se ka probleme mendore. Protestuesit kërkuan që të mos lejohen të jenë të lirë personat që përbëjnë rrezik për komunitetin.

7 vjeçari me prejardhje nga Kosova, është mbytur rreth orës 12:00, derisa kthehej nga shkolla në shtëpi.

Sot të riut i është dhënë lamtumira e fundit në Gjilan, ku në ceremoninë e varrimin morën pjesë një numër i madh i qytetarëve si dhe kryetar i kësaj komune, Lutfi Haziri, raporton kp..

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet