Protestat në Shqipëri, pankartë e pazakontë nga një studente (Video)

Pas deklaratës së Lindita Nikollës se qeveria do të tërheqë pikën 4 të ligjit 288 që ka të bëjë me pagesën e provimeve të prapambetura, studentët nuk janë tërhequr.

Ata thonë që kanë 4 kërkesa dhe kërkojnë të plotësohen në mënyrë zyrtare të gjitha kërkesat pa përjashtim.

Protestat në Tiranë, pankartë e pazakontë nga një studente (Video)

““Plotësoni kushtet tona! Nuk dorëzohemi! Hiqni tarifat!”, brohoritnin studentët

Kemi 4 kërkesa, këto janë vetëm fjalë!

Prindërit tanë sakrifikohen për të blerë libra, dekanët kanë makina më të fundit!”, janë brohoritjet e studentëve.

Tirana proteston, Studentet kunder Qeverise

Tirana proteston, Studentet kunder Qeverise

Publiée par Open Data Albania sur Jeudi 6 décembre 2018

“Ministrja thotë se u tërhoq nga haraçi për provime të mbartura!

Por studentët kishin edhe kërkesa të tjera, ndaj nuk lëvizin pa u plotësuar të gjitha.

PLOTËSONI KËRKESAT!”, shkruan Lëvizja për Universitetin.

“Është dhe një kërkesë tjetër. Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. Janë universitetet që i përcaktojnë. Ndaj jeni të lutur, por patjetër dhe të monitoruar nga ministria që ju të shteroni me studentëve dhe pedagogët një debat që sa mundësi ka, të realizohet. Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75 të kostos reale të studimit.

Universiteti i Tiranës mbulon mbi 85% të kostos. Është një debat që do i shkojmë në fund, faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës”, deklaroi Nikolla.

Studentët kërkojnë

1. Pergjysmim tarifash
2. Karta e studentit me te gjitha lehtesirat
3. 50 % e votes per te zgjedhurit neper universitete t’i kaloje direkt si e drejte studenteve
4. Investim urgjent ne qytetin studenteve per permiresimin e kushteve
5. Paisje e bibliotekave dhe laboratoreve me logjistiken dhe bazen materiale te plote sipas te gjithe standarteve.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet