Protesta të tensionuara në Beograd në nisjen e Festivalit ‘’Mirëdita dobar dan’’

Sot në Beograd, ka nisur festivali ”Mirëdita, dobar dan”,  por si çdo herë tjetër, pjesëmarrësit nga Kosova, edhe në këtë edicion kanë hasur në probleme.

Protestues të shumtë kanë zënë rrugët e Beogradit me thirrje e akuza për Kosovën  e UÇK-në, madje duke i quajtur kosovarët ”terrorista”.

Si pasojë, në këtë zonë të tensionuar janë parë edhe forca policore, por siç dëgjohen zëra në pamjet më poshtë, situata është rënduar edhe më.

”Mbyte shqiptarin – mbyte shqiptarin, Kosova është pjesë e Serbisë”, janë vetëm disa nga thirrjet e pothuajse më shumë se 150 protestuesëve, të cilët vazhdojnë të protestojnë kundër Festivalit ”Mirëdita, dobar dan”.

Ata madje vazhdojnë të interpretojnë këngë patriotike serbe.

Si rezultat, forcat serbe kanë ndaluar një person.

Festivali ”Mirëdita, dobar dan”, i organizuar nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, ka për qëllim pajtimin dhe bashkërendimin mes të rinjve serbë dhe shqiptarë.

Ai është mbajtur për vite me radhë në Beograd.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet