Propaganda e Vuçiq: Prishtina mos ta shfrytëzojë vizitën e Macron për incidente

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sonte se e shqetësojnë veprimet e ardhshme të Prishtinës dhe, në veçanti, shpreson se nuk do ta përdorin praninë e presidentit të Francës Emmanuel Macron në Beograd për të krijuar incidente dhe probleme në Kosovë.

Vuçiq tha për televizionin “Pink”, se Prishtina, sipas të dhënave të inteligjencës, qysh për nesër “ka lënë hapësirë” për veprimin e mundshëm të njësive speciale dhe se shqetësohet se ky do të jetë një “aksion gjenial sikurse herën e kaluar”, duke iu referuar aksionit kohë më parë të Policisë së Kosovës në veri, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni

Të ngjajshmet