Pronari i gjellëtores “nervozon” Erdogan-in, ja arsyeja… (Video)

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, dje ishte në Stamboll për një konferencë në Universitetin e Marmarasë, ai pas konferencës vizitoi një gjellëtore të rastësishëm për të ngrënë darkën.

Erdogan ishte i shoqëruar me disa ministër dhe zyrtare të lartë, pasi e përfunduan darkën, Ai nga ata kërkoi që ti paguajnë veç e veç ushqimet e tyre, kur erdhi radha tek ai, pronari i lokalit refuzoi të pranonte pagesën e presidentit Turk, gjë që nervozoi Erdogan-in, transmeton Gazeta e Re.

“A më ke borxh për shërbim? Pasi që nuk pranon pagesën”, tha Erodgan.

Cemal Sarıhan, pronari i gjellëtores në Nisantasi, pas këtyre fjalëve u turpërua dhe pranoj të hollat e presidentit.

Erdogan më pas bëri fotografi me punonjësit dhe derisa po largohej nga vendi përshëndeti qytetarët që pritnin jashtë.

 

 

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet