Prokuroria nuk ia dorëzon raportin familjes Dehari, babai i Astritit thotë se edhe po të ma ngjallin djalin nuk iu besojë institucioneve tona

Familjarët e Astrit Deharit, të premtën kanë vajtur në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, për të marrë raportin e Institutit zviceran në lidhje me vdekjen e djalit të tyre në burg para 3 vjetësh.

Por, Prokuroria Themelore e Prizrenit nuk ua ka dhënë atyre këtë raport. Babai i Astrit, Avni Dehari, tha se kryeprokurori Admir Shala u ka thënë se raporti gjendet në Prishtinë duke u përkthyer, për të cilën gjë ai ka shprehu shqetësimin e familjes edhe për shkak se familja zyrtarisht nuk është njoftuar për ardhjen e raportit nga organet kompetente.

Ai është shprehur i mllefosur se institucionet nuk e kanë njoftuar zyrtarisht për arritjen e raportit, por për të ka thënë se ka marrë vesh vetëm nga mediet.Tutje ai ka thënë se nuk u beson institucioneve të Kosovës, derisa vlerësoi se në këtë proces ka pasur shkelje të shumta. Për neve Astriti ende është në burg, sepse shteti asnjëherë s’na ka dërguar një shkresë zyrtare se ai ka vdekur.

Pavarësisht se ne e dimë çfarë ka ndodhur, ka thënë Dehari. Ai thotë se është i zhgënjyer me veprimet e institucioneve rreth rastit të djalit të tij, duk thënë se edhe po të ia ngjallin ata Astritin, ai atyre nuk iu beson. Në anën tjetër, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, tha se raporti dje na është dorëzuar dhe pas përfundimit të çështjes procedurale të përkthimit, familjes do t’i dorëzohet raporti origjinal në afat sa më të shpejtë.

Ndryshe, dje kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka mbajtur një konferencë për media në Prishtinë, përmes së cilës ka njoftuar se Ambasada e Zvicrës ua ka dorëzuar këtë raport. Shala e ka prezantuar para gazetarëve një zarf, i cili ishte i mbyllur./tvprizreni.info/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet