Prokuroria mbylli hetimet ndaj kryeministrit, Basha: Rama dhe krimi, mbi ligjin

Pas kreut të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar edhe kreu demokrat Lulzim Basha në lidhje me pushimin e hetimeve ndaj kryeministrit Rama pas depozitimit të padisë nga ana e opozitës.

Basha shkruan se ky vendim tregon se Rama dhe krimi janë mbi ligjin.

“Prokuroria ka refuzuar të hapë hetimet për Edi Ramën, edhe pse ai mashtroi publikisht se kishte bërë ekspertizë private të audiopërgjimit, me qëllim të qartë që të mbronte një kriminel dhe për të ndikuar dhe kërcënuar organet e drejtësisë që të mos hetonin. Gjithashtu, sot, prokuroria ka refuzuar të marrë nën hetim Ardi Veliun dhe Taulant Ballën. Po sot, prokuroria ka lëshuar përmes mediave të pushtetit lajmin se Saimir Tahiri e ka të ligjshëm gjithë luksin në të cilin jeton. Është e njëjta prokurori që burgosi kuksianët, që burgos përditë njerëzit e thjeshtë për shkeljet më të lehta, që heton gazetarët kritikë dhe kundërshtarët politikë. Në Shqipëri janë vendosur dy drejtësi: një për Edi Ramën dhe kriminelët dhe një tjetër për popullin. Edi Rama dhe kriminelët janë mbi ligjin, kurse mbi popullin ushtrohet dhunë duke abuzuar ligjin. Kësaj “drejtësie” do t’i vijë fundi shumë shpejt!”, shkruan Basha.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet