Projektohet rikthimi i “Mejtepe Ruzhdijes” që kishte mbetur gërmadhë (Projekti)

Komuna e Prizrenit, Agjencina Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Ministria e Kulturës janë bërë bashkë për ta restauruar e konservuar objektin e Shkollës së Mesme Ryzhdije, shkruan Gazeta e Re.

Një memorandum bashkëpunimi midis këtyre institucioneve është nënshkruar më shumë se katër vjet pasi afër strukturave të objektit të shkollës kishte nisur të ndërtohej një bibliotekë. Punimet ishin ndërprerë, mes të tjerash, edhe shkaku i mospëlqimit të institucioneve të trashëgimisë kulturore.

Të enjten, përfaqësues të TIKA-s, MKRS-së dhe Komunës së Prizrenit kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për ndërhyrjet që do të bëhen në monumentin që si shkollë e mesme filloi së funksionuari më 1874.

Memorandumi u nënshkrua nga koordinatori i TIKA-s në Kosovë, Hasan Burak Ceran, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Veton Firzi.

Shkolla e Ruzdhijës e cila pas zjarrit në vitin 1995 është bërë e papërdorshme, ka filluar që të shërbejë në fund të shekullit të 19-të, e cila deri në vitin 1940 ka shërbyer si shkollë dhe nga Lufta e Dytë Botërore deri në vitin 1966 është përdorur si spital.

Për riaktivizimin e Shkollës së Ruzhdijës është përgaditur projekti nga TIKA për restaurimin e saj, të cilës i janë shkatërruar dy fasadat në tërësi.

Shkolla e Ruzhdijës e cila do të rindërtohet në përputhje me origjinalin , është planifikuar të përdoret si Qendër Kulturore.

Këto janë skicat e projektit:

 

Kategoritë
KulturëLajmeVendi

Të ngjajshmet

  • Ahmeti reagon për “veteranët e rrejshëm”

    Kryetari i komunës së Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj publikimeve ku thuhet se 19,000 veteranë të rrejshëm përfshihen në draft aktakuzën e prokurorit Elez Blakaj...
  • Dy milionë muslimanë pritet të nisin Haxhin

    Dy milionë muslimanë pritet të mbërrijnë javën e ardhshme në Arabinë Saudite për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit. Këtë vit do të marrin pjesë edhe pelegrinët nga Irani, autoritetet...
  • Pesë shpjegime mbi krizën ShBA-Turqi

    Pak muaj më parë, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë i ngjanin qetësisë që i paraprin një stuhie. Shkak ishte mbajtja në burg e një pastori amerikan, që akuzohet se...
  • Divorci dhe liria e grave

    Divorci mund të mos jetë ajo që e dëshirojnë, por çifteve ndonjëherë nuk u mbetet zgjidhje më e mirë. Rekomandohet si opsion, veçanërisht, për t’i shmangur pasojat e mëdha...