Projekti “Balkan Youth School” u finalizua me shëtitjen turistike në Republikën e Turqisë (Foto)

Organizata IDEA e cila ka njeriun në qendër të vëmendjes dhe që si synim ka rrugën me filozofinë sipas së cilës çdo gjë është për njeriun që prej kohësh ka punuar në vetëdijesimin dhe arsimimin e të rinjve kosovar duke u munduar t’i ofroj atyre një perspektivë më të gjerë dhe njohuri të reja nga fushat të shumta shoqërore, -shkruan Gazeta e Re.

Projektet të cilët tashmë janë bërë tradicionale tek IDEA po vazhdojnë të zgjerohen edhe më shumë.

Së fundmi kjo organizatë ka përmbyllur projektin “Balkan Youth School”  e cila u mbështet nga Presidenca e Diasporës Turke dhe Popujve Mike (YTB) pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë.

Pas ceremonisë së certifikimit të pjesëmarrësve , IDEA finalizoi këtë projekt me një shëtitje turistike në Republikën e Turqisë.

IDEA në bashkëpunim me YTB përpiloi shëtitjen turistike katër-ditore në republikën e Turqisë, gjatë së cilës vizitoi vendet historike të Stambollit.

Me një program të përpiluar detajisht IDEA gjatë këtyre ditëve arriti të vizitoi vendet si: Ngushticën e Bosforit, qendrën e Taksimit, Kullën Gallata, Xhaminë “Ayasofya”, Xhaminë “Sultanahmet”, Sarajin e Topkapisë, universitetin e Stambollit, Zyret e YTB-së dhe muzeun ”Miniaturk”./Gazetaere

 

Kategoritë
KulturëLajme

Të ngjajshmet